MENU
klinika

Qytetërime të lashta

Shoqëria e fshehtë para inkasve

10.04.2019 - 16:05

Para se inkët të vinin në pushtet mbi zonat e mëdha që shtrihen nga Kolumbia në Kili, një shoqëri e fshehtë dhe e lashtë ishte vendosur në rajon – sipas Science Alert.

Kjo perandori e lashtë u quajt nga historianët si kultura Tiahuanaco. Për këtë kulturë parakolumbiane nuk ka shumë informacion. Njohuritë për këtë perandori dhe kulturën e tyre, vjen nga gjetjet arkeologjike dhe tani shkencëtarët në liqenin Titikaka, kanë zbuluar një pjesë tjetër të enigmës.

Gjatë gërmimit arkeologjik në ujërat pranë ishullit të Diellit në Bolivi, studiuesit gjetën dëshmi të riteve të lashta për hyjnitë e mbinatyrshme, që do të thotë se religjioni ekzistonte në këtë pjesë të botës shumë më herët sesa mendohej.

 

 

“Njerëzit shpesh lidhin ishullin e Diellit me inkasit, pasi ishte vendi i tyre i pelegrinazhit dhe për shkak se lanë pas shumë ndërtesa ceremoniale” – tregon antropologu Jose Capriles nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë.

“Hulumtimi ynë tregon se populli Tiwanakua në liqenin Titikaka në mes të viteve 500 dhe 1100, ishin të parët që u ofruan oferta perëndive në këtë zonë”, – thekson ai.

 

 

Gjatë gërmimeve arkeologjike, Capriles dhe ekipi i tij gjetën një skelë në formën e pumës dhe një mori dekorimesh prej ari, guaske dhe guri. Puma besohet të jetë një simbol i rëndësishëm fetar për popullin Tiwanaku dhe motivi me fytyrën e ndriçuar të paraqitur në dy medaljone ari, sugjeron se ofertat u drejtoheshin kryesisht figurës mitike kryesore në ikonografinë e tyre fetare, ndonjëherë të quajtur Viracocha.

 

 

Shkencëtarët besojnë se këto zbulime arkeologjike nuk përfunduan aksidentalisht në liqen, por qëllimi i tyre ishte të përfundonin në fund të Titikaka.

“Prania e ankorave afër gjetjes sugjeron se udhëheqësit fetarë ndoshta ofruan oferta gjatë një rituali të mbajtur në anije”, – shpjegon Capriles. Në pjesën e poshtme të liqenit, shkencëtarët kanë gjetur eshtrat e kafshëve të ndryshme, të tilla si eshtrat e peshqve ose zogjve të ndryshëm, për të cilët ata besojnë se përfunduan atje natyrshëm. Megjithatë, ata hasën gjithashtu kockat e katër lamave, për të cilat besohet se ishin sakrifikuar gjatë një rituali fetar.

 

 

“Ceremonitë e tyre janë shumë të sofistikuara dhe pasqyrojnë ndërveprimin kompleks të një grupi të vogël elitar që mbart ritualë në mes të liqenit” – u shprehën hulumtuesit.

 

 

“Ata theksojnë gjithashtu shfaqjen e forcave të fuqishme, duke përdorur fytyrën e ndriçuar dhe pumën nga e cila del tymi, duke sakrifikuar të rinjtë dhe duke treguar pasuri”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalët e fundit të Aleksandrit të Madh

Çfarë tha komandanti më i madh i kohërave