MENU
klinika

100 mijë euro

Shqipëria donacion për Notre Dame, sa para dhuroi?

17.04.2019 - 13:36

Edhe Shqipëria bëhet pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.

Qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike e cila  u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales.

Pas djegies mbetën vetëm strukturat prej themelimit të saj 850- vjeçar.

Kjo ndikoi gjithashtu të gjitha vendet e po kështu edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve duke dhuruar një shumë parash që ende nuk është bërë publike.

Edhe personazhe të njohur të Hollywood-it e persona publikgjithashtu kanë ofruar ndihmën e tyre, përmendim këtu bashkëshortin e aktores Selma Hayek i cili dhuroi 100 milion euro.