MENU
klinika

Renditja e UEFA-s

Shqipëria humb një vend, ngjitet Kosova

01.04.2019 - 14:18

Fitorja 3-0 e Shqipërisë në Andorra nuk ka ndikuar aspak në renditjen e FIFA-s. Nga përllogaritja e “Football Rankings”, rezulton se Shqipëria do të zbresë me një pozicion.

Në renditjen e muajit të kaluar Shqipëria ishte e renditur në vendin e 61-të, ndërsa këtë herë Kombëtarja pozicionohet në vendin e 62-të.

Në këtë klasifikim ka pasur ndikim disfata e pësuar në Shkodër përballë Turqisë, edhe pse më pas Shqipëria rregulloi disi bilancin me fitoren në transfertë ndaj Andorrës.

Ndërkohë, në rritje konstante vazhdon përfaqësuesja e Kosovës, e cila edhe këtë herë është ngjitur me 2 pozicione dhe tashmë renditet në vendin e 128-a, renditja më e mirë në histori deri më tani.

Sakaq, 3 vendet e para të klasifikimit pritet të mos kenë ndryshime me Belgjikën në vendin e parë, e ndjekur nga Kampionët e Botës, Franca dhe më pas Brazili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN