MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Shtanget Partizani, Tirana bie në Vlorë

06.04.2019 - 20:53

Kur u mendua se Partizani do të shkëputet me 12 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ka ndodhur krejt e kundërta. Luftëtari ka fituar 3-1 në “Selman Stërmasi”, që e ngjit në luftën për mbijetesë.

Partizani kaloi në avantazh që në minutën e 4’ me anë të Dilaver Dukës. Mesfushori i të kuqve shënoi nga jashtë zone, duke detyruar Shkëlzen Ruçin të nxirrte topin nga rrjeta.

Teksa dukej se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e të kuqve, vendasit ndëshkohen në minutën e 38’. Është Dunga ai që realizon një gol të bukur brenda zonës, ndërsa në minutën e 44’, keniani realizon dhe golin e dytë.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi Dunga do të shënonte dhe golin e tretë, që vulosi rezultatin 1-3 për Luftëtarin. Në minutën e 70’, sulmuesi nga Kenia realizoi një gol spektakolar, duke e goditur topin me finte.

PARTIZANI – LUFTËTARI  1-3

Duka 4′ / Dunga 39′, 45′, 74′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Duka, Mala, Hila, Asani, Mensah (Kardozo 60′), Bardhi (Çinari 24′) Trajner: Skënder Gega

Luftëtari: Ruçi, Aleksi, Açka, Dunga, Xhekson, Hoxha, Koconis, Neziri, Rapa, Rapo, Ymeraj Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Klodian Shahini; Rudin Preca; Erind Burgu; Blerim Ziri

Krizë totale te Tirana, që mundet në Vlorë nga Flamurtari me rezultatin 1-0 dhe tashmë Kastrioti i parafundit është vetëm tre pikë larg.

Hijet e mbijetesës janë shfaqur, ndaj bardheblutë në vazhdim duhet të kenë kujdes. Sigurisht, fitorja e Flamurtarit nuk është aspak surprizë. Protagonist Xhevahir Sukaj, autor i golit të vetëm.

Tirana, ndërkohë nuk di të shënojë, madje as me penallti. Imami, pati mundësinë të realizonte nga pika e bardhë. Gjuajtja e mbrojtësit shkoi jashtë kuadratit.

FLAMURTARI – TIRANA  1-0

Sukaj 28′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Veliu, Pollozhani, Kotobelli, Musta (Beqaj 87′), Kale, Ribaj, Batha, Rrapaj (Mustafa 68′), Sukaj (Ymeraj 80′). Trajner: Ilir Daja

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Hasani, Karabeci (Goxha 83′), Kobinah, Maveje, Halili (Muçi 55′), Sentamu (Oduamadi 64′). Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Enea Jorgji; Devis Korreshi; Mateo Sadikaj; Fatmir Lamaj; Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Sukaj 17′, Batha 30′, Deliaj 72′  / Turtulli 6′, Mauexhe 35′, Kërçiku 85′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN