MENU
klinika

Ligue 1

Shtyhet festa e titullit, Lille ‘shemb’ PSG-në

14.04.2019 - 23:07

Paris Saint Germain ka pësuar një humbje të thellë në transfertën ndaj Lille.

Vendasit kanë shkatërruar kampionët në fuqi me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Lille kaloi që në minutën e 7’ në avantazh me një autogol të Meunier por Parizienët vendosën barazpeshën shumë shpejt me Bernat në minutën e 11’.

Autori i golit sa i ndihmoi aq edhe i përkeqësoi gjërat për ekipin e tij pasi u ndëshkua me të kuq në minutën e 36’. Në pjesën e dytë porta e PSG u hap për të pritur një rrebesh golash nga kundërshtarët.

Tre gola Brenda 20 minutave çorientuan totalisht kryesuesit e Ligue 1, ku Pepe, Bamba dhe Gabriel shënuan respektivisht në minutat 51’, 65’ dhe 71’. Rezultati u thellua në minutën e 84’ ku Fonte shënoi të pestin për vendasit duke shkatërruar portën e Areola-s.

Ekipi i Tuchel duhet të presë edhe pak për të festuar  titullin kampion pasi kësaj here, mungesat në formacion dhe nënvlerësimi ndaj kundërshtarit rezultuan fatale për Parizienët.