MENU
klinika

Ngec "Zonja e Vjetër"

Shtyhet festa e titullit/ Spal shtang Juventusin

13.04.2019 - 17:26

Teksa të gjithë prisnin që Juventus së paku të barazonte me Spal dhe të festonte titullin e 8-të rradhazi, bardhezinjtë kanë marrë një humbje befasuese.

“Zonja e Vjetër” u dorëzua në transfertën e Spal duke humbur me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi të Serie A vinin në këtë ndeshje me mjaft mungesa. Sulmi udhëhiqej nga dyshja Kean-Dybala por në formacion nuk munguan risitë, ku Allegri kishte aktivizuar nga minuta e parë të rinjtë Kastanos dhe Gozzi Iweru.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e bardhezinjve ku talenti Moise Kean shënoi sërisht duke konfirmuar superformën që po kalon.

Pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, nuk vonoi shumë dhe Spal vendosi barazpeshën me Bonifazi në minutën e 49’. Allegri preferoi të luante me talentete e rinj, duke inkuadruar në lojë edhe Mavdidin me Nicolussin.

Në minutën e 74’ Floccari ndëshkoi për herë të dytë Torinezët duke kaluar vendazit në avantazh. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Juventus mori humbjen e dytë për këtë sezon në Serie A.


Tifozët bardhezi duhet të presin ende për festimin e titullit kampion, ku në ndeshjen e radhës presin Fiorentinën në shtëpi.