MENU
klinika

Parashikimi

Si pritet të jetë moti sot?

25.04.2019 - 08:05

Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore. Vranësirat mbeten të dukshme në zonat malore ku do të ketë shira të izoluar.

Sipas IGJEUM, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

RESHJET

Sot (e enjte dt.25) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokale të dobëta, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e enjte dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 25 °C

në vendet e ulëta: 13 /29 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C

ERA

Sot (e enjte dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika