MENU
klinika

Golat e shqiptarëve

Supergol i Memushajt, Rashica kualifikon Werderin

03.04.2019 - 23:14

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka shënuar një gol spektakolar për Pescaran mbrëmjen e sotme, në përballjen me Palermon.

Memushaj ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij, në kohën që Palermo udhëhiqte me rezultatin 1-2. Në minutën e 69` të takimit, Memushaj rikuperon një top jashtë zone, dhe pasi kalon një nga lojtarët kundërshtar godet, duke shënuar një euro gol.

Pescara fiton 3-2 dhe goli i Memushajt ishte vendimtar për t’u dhënë zemër vendasve për të shënuar golin e fitores më pas. Mediet italiane i kanë thurur elozhe mesfushorit kuqezi.

Werder Bremen ka mundur 2-0 Schalke-n në transfertë dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.  Goli i parë është realizuar nga Milot Rashica, i cili ka mposhtur portierin e vendasve me një goditje të mrekullueshme.

Ky është goli i 9 i yllit kosovar në ndeshjet e luajtura në 2019-ën në të gjitha kompeticionet, vetëm Robert Lewandowski (11) ka shënuar më shumë mes lojtarëve të Bundesliga-s.