MENU
klinika

Deklarata

Takimi në Berlin/ Haradinaj zbulon detaje: Ja ç’do ndodhë me taksën

25.04.2019 - 09:00

“Taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet as në Samitin e Berlinit e as në ndonjë samit tjetër”, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Këtë deklaratë Haradinaj e lëshoi gjatë një interviste për emisionin “Pressing”.

“5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga regjioni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka folur edhe për rolin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilin ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.

Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthy në të kaluarën.

Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve.

Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini”, është shprehur ai.