MENU
klinika

Kush është në rrezik?

Të moshuar me Alzheimer, brenda 20-vitesh trefishohet numri!

22.04.2019 - 18:09

Mësoni se kush është në rrezik dhe disa hapa për të rritur ndërgjegjësimin rreth Alzheimerit dhe dementeve të lidhura që shkaktojnë rënien e kujtesës dhe humbjen e pavarësisë.

*Sëmundja e Alzheimerit dhe Dementitë e ngjashme.

Alzheimeri dhe demencat e lidhura me të kanë një ndikim të gjerë jo vetëm për ata që e kanë këtë sëmundje, por edhe tek familjet, kujdestarët e tyre, komuniteti dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

Demenca është një term i përgjithshëm për kushtet që shkaktojnë humbjen e kujtesës, aq sa mund të ndikojnë në aftësinë e një personi për të kryer aktivitete të përditshme. Ka shumë lloje të demencës, por Alzheimer është lloji më i zakonshëm.

Sëmundja e Alzheimerit është një lloj demence që shkakton probleme me kujtesën, mendimin, gjuhën dhe sjelljen. Mund të fillojë me kalimin e kohës.

Kush është në rrezik?

Një faktor i madh rreziku për sëmundjen e Alzheimerit dhe dementitë e lidhura është mosha; Megjithatë, raca dhe përkatësia etnike mund të jenë faktorë rreziku për sëmundjet. Gjatë një studimi të bërë kohët e fundit në SHBA , mes njerëzve të moshës 65 vjeç e lart që u testuan , përqindja më e madhe e atyre me sëmundje ishin afrikanët amerikanë (14 përqind), pasuar nga hispanikët (12 përqind) dhe të bardhët jo-hispanikë (10 përqind).

Sëmundja e Alzheimerit nuk është një pjesë normale e plakjes.

Problemet e kujtesës janë zakonisht një nga shenjat paralajmëruese të humbjes së aftësive njohëse.

Përveç problemeve të kujtesës, dikush me sëmundjen Alzheimer mund të përjetojë një ose më shumë nga shenjat e mëposhtme:

-Humbja e kujtesës që prish jetën e përditshme, të tilla si humbja në një vend familjar ose përsëritja e pyetjeve.

-Vështirësi në kryerjen e detyrave të njohura në shtëpi, në punë ose në kohën e lirë.

-Gjykim i zvogëluar ose i dobët.

-Nuk gjen zgjidhje për situata të thjeshta

-Ndryshime në humor, personalitet, apo sjellje.

Nëse ju ose dikush që njihni ka disa ose edhe shumicën e shenjave të renditura më lart, kjo nuk do të thotë që ata kanë sëmundjen e Alzheimerit.

Është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse dikush ka shqetësime në lidhje me humbjen e kujtesës, aftësitë e të menduarit, ose ndryshime në sjellje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN