17.04.2019 - 08:27
Me tension dhe panik ka nisur mëngjesi i sotëm për banorëte ‘Bregut të Lumit’.
Në atë zonë kanë nisur sërish punimet për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Fadromat kanë shkuar herët në mëngjes për të prishur shtëpitë që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.
PD bën me dije se ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë.
Gjithashtu mësohet se disa telefonë me të cilët është xhiruar ngjarja janë sekuestruar.
Forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë banorët nga shtëpitë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protestat e banorëve