MENU
klinika

Alarm në Milano

Tërmet në “San Siro”/ Stadiumi pranë shembjes

20.04.2019 - 20:30

Stadiumi legjendar i Interit dhe Milanit, San Siro rrezikon seriozisht shembjen. 

Investitorët po mendojnë seriozisht rindërtimin e një stadiumi të ri dhe për këtë duhet të sakrifikohet Giuzzepe Meazza.

Gjatë sfidës Inter-Atalanta, është ndjerë një lëkundje e fuqishme në katin e tretë të stadiumit.

Komisioni i mbikqyrjes së bashkisë së Milanos ka bërë verifikimet e saj mbi këtë episod duke dalë në konstatimin e theksuar edhe më parë se impianti lëkunet me frekuenca konstante, gjithsesi teknikët deklarojnë se studimi nuk paraqet rrezikshmëri të lartë çka do sillte edhe mbylljen e tij.

Kati i tretë i stadiumit San Siro mbetet gjithmonë pothuejse bosh nga tifozët dhe më së shumti preferohet nga tifozët e rivalëve me një kapacitet që varion nga 500 deri në dy mijë prezenca duke u hapur thjesht kur ka një dyndje shumë të madhe.

Rasti i rradhës kur e ndalohet që stolat e tij të jenë të mbushur është për sfidën Milan-Lazio. Sidoqoftë këto anomali të shënuara në këtë pjesë të San Siros janë konstatuar që në vitin 2003 gjatë koncertit të Vasco Rosit.

Sipas teknikëve të asokohe impianti kishte shënuar një lekundje prej 5,2 centimetrash nga përplasja e këmbëve të të pranishëmve në të. Në 2004-ën një episod i tillë ishte ndjerë edhe ne katin e dytë të këtij stadiumi gjatë një tjetër koncerti atij të grupit U2, duke shqetësuar organët kompetente por pavarësisht kësaj mendohej se rrezikshmëria ishte e nivelit minimal.

Meazza ‘i moshuar’ ka nisur të çalojë por qëndron ende në këmbë ,e në këtë mënyrë projekti i ri i dy klubeve të Milanos me shumë gjasa do të miratohet pa kundërshtimin e bashkisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Titulli i 8-të radhazi

Juventus shpallet kampion i Italisë