Komisioni i Apelit hodhi poshtë kërkesën e Tiranës që apeloi vendimin e Disiplinës për të reduktuar numrin e ndeshjeve pa tifozë.
Klubi bardheblu është dënuar me 4 ndeshjeve pa tifozë, pas incidenteve të ndodhura në sfidën Tirana-Laçi.
Klubi kryeqytetas ka kërkuar në Apel përgjysmimin e dënimit, duke vënë në dispozicion edhe provat televizive.
Megjithatë Komisioni i Apelit ka vendosur të lërë në fuqi të njëjtën masë ndëshkimore për klubin bardheblu, pra zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë.
Ky vendim ka shkaktuar edhe indinjatën e klubit të Tiranës, që po sot u njoh edhe me refuzimin e reduktimit të pezullimit të sulmuesit anglez Michael Ngoo.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, klubi bardheblu thekson se i njëjti komision, përdor standarde të ndryshme, për klube të ndryshme, pasi për të njëjtat ndodhi, klubet e tjera kanë paguar vetëm dy milionë lekë gjobë.