Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër.
Në banesën e një 43-vjeçari ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli.
Marin Begeja jeton në fshatin Kukël të Bashkisë Vau Dejës.
Ai ka marrë disa dëmtime, por i ka shpëtuar atentatit.
Marin Begeja është djali i Tom Begejës. Ky i fundit është ekzekutuar në gusht të 2002 nga forcat e policisë.
Tom Begeja akuzohej se kishte vrarë 5 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij.
Marin Begegja, dyshon se vendosja e tritolit në banesën e tij lidhet me konfliktet që ka lënë të hapura babai.
Tritoli në derën e shtëpisë si 43-vjeçarit ka qenë i telekomanduar.
Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur 13 ditë më parë, por nuk është bërë publike.