MENU
klinika

Policia e FNSH rrethon zonën

Tronditet Velipoja nga të shtënat me armë

27.04.2019 - 13:13

Disa të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.

Deri tani bëhet me dije se blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje.

Sipas raportimeve deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

Ndërkohë policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash.

Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje.

Po ashtu bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë.

Ndërkaq pritet zbardhen detaje të reja për këtë ngjarje.