Kukësi humbi sot në Fushë-Krujë 1-2 ndaj Kastriotit dhe kjo i ka kushtuar rëndë trajnerit Ramadan Ndreu, i cili është shkarkuar nga detyra.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit verilindor, që e ngarkon trajnerin me përgjegjësi të plota për humbjen e ditës së sotme.
Mund të konsiderohet një nga shkarkimet më të çuditshme të ndodhura në futbollin shqiptar, duke qenë se në kohën që Ndreu po jepte prononcimin e tij për ndeshjen, klubi ka vendosur ta shkarkojë duke mos e vënë në dijeni për atë që po ndodhte.
NJOFTIMI I KUKËSIT
“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Trajneri nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë.
Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”.