MENU
klinika

Shtyhet seanca

Vijon ‘Odiseja’ e Shullazit: S’bëjmë gjyq me të

23.04.2019 - 10:30

Ngërçet procedurale nuk kanë të mbaruar për procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, duke bërë shtyrjen e tij për të shtatën herë.

Ndërkohë që trupi gjykues, u ndryshua me dy anëtarë, kjo solli rinisjen nga e para të gjyqit në Apel, ndërkohë që një prej të pandehurve, nuk ishte dakord me kryesuesen e treshes gjykuese, duke thënë se “nuk bënte gjyq me të, pasi e kishte gjykuar edhe më herët dhe pa avokat”.

kolana e librave

Këto pretendime të të dënuarit Blerim Shullazi, u pasuan nga kërkesa e avokatit të tij, Bledar Meminaj, për përjashtim të gjyqtares Saida Dollani, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga tjetër gjyqtar.

Kështu, Gjykata shtyu për të shtatën herë në 4 muaj procesin nga Shullazit dhe grupit të tij, për të bërë njoftimin e avokatit të Gilmando Danit, i cili nga treshja e parë gjykuese, ishte përjashtuar duke u zëvendësuar me avokat kryesisht.