MENU
klinika

Protesta e opozitës

Xhaçka: Grup i vogël dhunuesish, synojnë bllokimin e integrimit

14.04.2019 - 09:22

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar pas trazirave të shkaktuara nga protesta e opozitës.

Xhaçka shkruan në facebook se ata që ishin sot në protestë ishin grup i vogël dhunuesish që nuk duan Shqipërinë në Europë.

Postimi i Xhaçkës:

Xhacka-konica.al

“Respekt dhe mirënjohje për efektivët që edhe sot u përballën me dhunën e politikes pa ide e pa vizion.

Në krah të çdo prindi e bashkëshorti, në krah të çdo biri nëne, me apo pa uniformë, që u vu në mbrojtje të shtetit, dinjitetit, qetësisë publike e vlerave të demokracisë.

Përshëndes të gjithë qytetarët, përfshirë ata me bindje të djathta, që u distancuan nga ky grup i vogël dhunuesish, qëllimi i vetëm i të cilëve është bllokimi i rrugës tashmë të pandalshme të të gjithë shqiptarëve drejt Europës. Shërim të shpejtë efektivë të lënduar! Mirënjohje e pafundme për policinë e shtetit!”, shkruan ministrja.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!