MENU
klinika

Surprizohen interistët

Zanetti dhe Spalleti ‘shqiptarizohen’ në derby

29.04.2019 - 19:55

Derby mes Interit dhe Juventusit ka qenë me të vërtetë special për tifozat zikaltër të Shqipërisë.

Luciano Spalletti dhe Javier Zanetti janë ‘shqiptarizuar’ për një ditë.

Trajneri dhe zëvendës presidenti i klubit zikaltër të shtunën para derbit të Italisë ndaj Juventusit janë takuar nga afër me tifozë shqiptarë të Interit.

Një grup i vogël fansash ishin të pranishëm në restorantin që është në pronësi të Luciano Spallettit i cili rastisi në ato momente në biznesin e tij dhe nuk nguroi të bënte një foto me tifozët shqiptarë duke bërë gjestin e shqiponjës.

Ndërkohë rreth 60 tifozë antarë të Inter Club Albanias të cilët udhëtuan drejt Milanos për të ndjekur nga afër Inter-Juve, disa orë përpara ndeshjes patën një takim me legjendën zikaltër Javier Zanetti.

Presidenti i ICA, Juxhin Rama i dorëzoi ish-kapitenit çmimin anëtar nderi i Inter Club Albanias, çmim të cilin Zanetti e pranoi me kënaqësi.