Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar gjatë ditës së sotme drejt Amerikës.
Kjo vizitë e Haradinajt vjen pas një ftese të Komunitetit Katolik Shqiptar.
Në kudër të kësaj vizite, Haradinaj do të marrë pjesë në shënimin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Aty do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit si dhe zyrtarë tjerë të SHBA-së.
“Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.
Në nderim të kësaj date dhe gjithë rrugëtimit historik të popullit shqiptar për liri dhe, në nderim të rolit dhe kontributit të ShBA-së po në këtë rrugëtim, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me përfaqësues të shumtë të organizatave shqiptaro-amerikane dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë.