MENU
klinika

Feston dhe publikon foto

Zhvishet Olly Murs për të festuar suksesin

08.04.2019 - 13:05

Këngëtari britanik, Olly Murs, ka qenë anëtar i jurisë në edicionin e sivjetmë të formatit talent show  “The Voice” në Britani.

Fituesja e sivjetme e spektaklit ishte pikërisht kandidatja e tij, Molly Hocking, ndërsa muzikanti është kujdesur për një festë të veçantë me rastin e këtij suksesi të tyre.

34-vjeçari është zhveshur dhe ka pozuar në karrigen e tij duke e marrë pozën e fituesit.

“Fituesi i heq të gjitha”, ka shkruar Murs në publikimin e tij në Instagram, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes ka publikuar imazhe nga festa e këtij suksesi.

Fituesja Molly ka thënë se Olly është një frymëzim i madh për të dhe se akoma nuk mund të besojë se ka fituar.