MENU
klinika

La Liga, Java 30

Zidane pëson humbjen e parë pas rikthimit

03.04.2019 - 23:28

Zinedine Zidane ka pësuar humbjen e parë pas rikthimit te Real Madrid. Ishte Valencia që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Los Blancos. Me këtë fitore Valencia shpreson të kapë vendin e katërt.

Megjithëse miqtë dominuan në mbajtjen e topit, vendasit ishin më të saktë përpara portës. Ishte Guedes ai që  golin e avantazhit për spanjollët në minutën e 35 të takimit.

Pas pushimit,  reagimi i Los Blancos nuk erdhi dhe në minutën e 83’ Valencia shënoi golin e nokautit me ish-madrilenin Garay. Në fund Real shënoi golin e nderit me Karim Benzema.

Gjithsesi, kjo është një humbje që nuk rrezikon kualifikimin në Champions League për Real, pasi distanca me vendin e katërt është shumë e madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN