MENU
klinika

Zjarret në Elbasan

Policia procedon autorin, kryeplakun dhe inxhinierin

01.04.2019 - 08:31

Autori i zjarrëvenies së qëllimshme në pyje e kullota në Elbasan është proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit.

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë 64-vjeçari me iniciale A.B, banues në Librazhd, ndërsa shtetasi F.M 63 vjeç dhe shtetasi R.Ç 37-vjeç për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të policisë, 64-vjeçari është proceduar si autor i djegies, dy shtetasit e tjerë se nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

“Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan të angazhuara për vënien para përgjegjësë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd , evidentuan dhe filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin : A.B., 64 vjeç, banues Funares, Librazhd. Proçedimi ndaj tij filloi pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur ” Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë.

Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit : F.M., 63 vjeç ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç., 37 vjeç ( inxhinier i pyjores). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.