MENU
klinika

Detajet

Zyrtari i DASH në Tiranë, takon Bashën dhe Kryemadhin

09.04.2019 - 10:56

Matthew Palmer, zv.ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan do të vazhdojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Sot ai do të takojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 13:45 dhe pas një ore zyrtari i DASH do të takohet me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Po ashtu Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit.

Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në twitter: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer