MENU
klinika

1 Maj dhe...

Dit’ e punëtorëve sot, po dje?

01.05.2019 - 12:17

Në Romën e lashtë, dita e parë e majit, mbahej gjatë festës së Floralias, e quajtur kështu për nder të Florës, perëndeshës së luleve dhe të pranverës. Gjatë kësaj feste, kishte këngë, valle dhe parada me lule shumëngjyrëshe. Në veçanti, në këtë festë gëzonin prostitutat romake pasi e shihnin Florën si perëndeshën e tyre mbrojtëse.

 

Në kohët moderne, paradat dhe demonstratat gjatë festës së 1 Majit nisën në Amerikën e Veriut. Pse pikërisht këtu? Revolucioni industrial solli makineri të reja që punonin pareshtur, dhe si pasojë pronarët e fabrikave kërkonin që punëtorët të punonin të paktën 16 orë në ditë, përveç të dielave. Për të përmirësuar jetën e tyre, një federatë punëtorësh e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, kërkoi që dita e punës të bëhej 8-orëshe, duke filluar nga 1 Maji i vitit 1886. Pjesa më e madhe e punëdhënësve nuk ranë dakord, dhe si pasojë më 1 Maj, mijëra punëtorë hynë në grevë.

Njerëzit e parë që humbën jetën sepse përkrahën lëvizjen punëtore në Shtetet e Bashkuara, vdiqën në kryengritjen e Haymarket të Çikagos, Ilinois. Punëtorët në Angli, Francë, Holandë, Itali, Rusi dhe Spanjë u bashkuan me ta. Në vitin 1889, në Paris u mbajt një kongres i partive socialiste të të gjithë botës dhe e shpalli 1 Majin e vitit 1890, ditën ndërkombëtare të demonstratave në mbështetje të kërkesës për t’i pasur ditët e punës 8-orëshe. Që nga ky vit, në ditën e 1 Majit, punëtorët ngriheshin për të kërkuar të drejtat për kushte më të mira pune.

 

 

 

Në republikat e Bashkimit Sovjetik, festimi tradicional i 1 Majit bëhej me parada ushtarake dhe tregoheshin arritjet në fushën e teknologjisë. Sot, shumë vende e kanë 1 Majin ditë pushimi dhe quhet Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kurse, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e festojnë Ditën e Punëtorëve, të hënën e parë të shtatorit.

Kërkesa e parë publike nga ana e punëtorëve është paraqitur në Australi, më 1855, ku cilësoheshin këto kërksa: 8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

 

 

Kështu zuri fill simbolika e kësaj dite dhe date të rëndësishme, që u përqafua nga miliona punëtorë, lëvizje që u organizua përmes sindikatave dhe partive, për pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin – ditën, kur të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe rritjen e të drejtave të tyre.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890, në Paris, kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve.

 

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendimin, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, ditë kur punëtorët do t’i identifikojnë, rrisin dhe mbrojnë me kushtetutë dhe ligj liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit