MENU
klinika

Kërcënimet nga Irani

10 mijë trupa të tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme

23.05.2019 - 13:54

Pentagoni ka në plan të dërgojë deri në 10,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, për të forcuar mbrojtjen kundër kërcënimeve të mundshme iraniane, thanë zyrtarët e SHBA të mërkurën.

Zyrtarët thanë se asnjë vendim përfundimtar nuk ishte marrë ende dhe nuk ishte e qartë nëse Shtëpia e Bardhë do të miratonte dërgimin e të gjithve apo vetëm disa prej forcave të kërkuara.

Zyrtarët thanë se masa nuk ishte në përgjigje të ndonjë kërcënimi të ri nga Irani, por kishte për qëllim përforcimin e sigurisë në rajon. Ata thanë se trupat do të ishin forca mbrojtëse, dhe ato përfshijnë bateri raketash shtesë Patriot, më shumë anije dhe përpjekje për të monitoruar Iranin.

Takimi i së enjtes në mëngjes vjen pasi tensionet me Iranin vazhdojnë dhe nuk ishte e qartë nëse do të merrjw një vendim gjatë seancës.

Çdo veprim për të vendosur më shumë forca në Lindjen e Mesme do të sinjalizonte një ndryshim për Donald Trump, i cili vazhdimisht ka theksuar nevojën për të reduktuar praninë e trupave amerikane

Krerët e mbrojtjes u thanë zyrtarëve të Kongresit se SHBA nuk duan të shkojnë në luftë me Iranin apo të shkallëzojnë situatën.

Sekretari i mbrojtjes, Patrick Shanahan dhe sekretari i shtetit, Mike Pompeo, u tha ligjvënësve se SHBA po kërkon të pengojë, jo të provokojë, Iranin, duke akuzuar Teheranin për kërcënimin e interesave të SHBA në Lindjen e Mesme.

Shanahan u tha gazetarëve: “Fokusi ynë më i madh në këtë pikë është parandalimi i gabimeve iraniane”.

Shumë në Kongres janë skeptikë ndaj qasjes së administratës ndaj Iranit, duke pyetur nëse ai po i përgjigjet kërcënimeve të reja iraniane të reja apo po përshkallëzon një situatë që mund të çojë në luftë.

 

CNN së pari njoftoi se Pentagoni do të informonte Shtëpinë e Bardhë për një plan që mund të dërgonte mijëra trupa shtesë amerikane në Lindjen e Mesme.

Koloneli i forcave ajrore, Patrick Ryder, zëdhënës i shefave të përbashkët të stafit, nuk pranoi të komentojë, duke thënë: “Si çështje e politikës afatgjatë, nuk do të diskutojmë apo do të spekulojmë mbi veprimet apo planet e mundshme apo të supozuara të së ardhmes”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen