Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Peqin-Elbasan.
Dy makina janë përplasur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj”, ku si pasojë kanë mbetur disa persona të plagosur.
Policia raporton se një grua ka humbur jetën dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se viktima është Fatime Braho, ndërsa të plagosurit janë; Kamer Beqiri, Gëzim Braho, Ismail Hoxhallari, Florent Hoxhallari dhe Kristian Hoxhallari.
Informacioni paraprak
Ne informacionin e para zyrtar, policia konfirmoi akjsidentin me tre te lenduar.
“Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 3 shtatas , të cilët janë dërgua në spitalin e Peqit, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia paraprakisht.
Mësohet se makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin