MENU
klinika

“Man booker” i shkon Lindjes

Alharthi: Populli arab vlera të rralla

23.05.2019 - 12:26

   Shkrimtarja nga Omani, Jokha Alharthi, është fituesja për këtë vit, e çmimit ndërkombëtar “Man booker”, duke u bërë kështu, shkrimtarja e parë arabe vlerësuar me këtë çmim.

Subjekti i romanit të saj “Celestial bodies”, ngrihet mbi jetën e tri motrave dhe familjeve të tyre, që po përballen me ndryshimet shoqërore në një vend si Omani.

 

 

 

Nga juria, libri u cilësua si “një pasqyrë imagjinare; me përmbajtje dhe poetik”.

Shkrimtarja e ndan çmimin prej 50.000 £ (63.000 $) me përkthyesen e saj, akademiken amerikane Marilyn Booth.

Jam e kënaqur që është hapur një dritare për kulturën e pasur arabe”, – u tha Alharthi, gazetarëve, pas ceremonisë në Roundhouse, Londër. “Omani më ka frymëzuar vërtet, por mendoj se lexuesit e huaj mund të gjejnë vlerat humane në këtë libër, të tilla si liria dhe dashuria”, – është shprehur ajo, e emocionuar.

 

 

 

Në të njëjtën kohë, çmimi prestigjioz është një arritje edhe për botuesit e “Sandstone Press”, një kompani e vogël në Dingëall, Skoci, që boton rreth 20 deri 25 tituj në vit./Konica.al

Përshtati: Hera Lera

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe