MENU
klinika

Zyrtare

Allegri dhe Juventus divorcohen pas 5 vitesh!

17.05.2019 - 19:13

Pas shumë diskutimesh dhe polemikash, Juventus dhe Allegri kanë vendosur përfundimisht të divorcohen.

Trajneri italian dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ranë dakort të ndërpresin bashkëpunimin sapo të mbyllet sezoni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, lagimi i Allegrit ka ardhur pas mosmarrëveshjeve për lëvizjet në merkato.

Ai kërkonte largimin e disa lojtarëve titullarë nga skuadra si dhe 5 blerje me peshë. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit mendojnë se ekipi ka nevojë vetëm për disa ndërhyrje të vogla në organikë.

Një ndikim jo të vogël pati dhe eleminimi nga Chamions League me Bardhezinjtë që konsideroheshin pretendentë kryesoë për ta fituar.

Max Allegri do të dalë nesër, në orën 14:00, në një konferencë lamtumire. Ai i drejtoi kampionët në fuqi për 5 sezone duke fituar 11 trofe, 5 kampionate, 4 Kupa Italia dhe 2 Superkupa.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar.