MENU
klinika

Trashëgimia 200-vjeçare

Artizanati, mjeshtëria e lirë në Shqipëri

30.05.2019 - 17:12

   Artizania tashmë në pension, tregon me krenari thesarin e trashëguar, gati 200-vjeçar. Nusha Deja tregon mëngët e veshjes së nuses qëndisur me ar. Veshjen popullore e ka trashëguar nga vjehrra e saj. Ajo thotë me dhimbje, se dëshiron t’i ruaje me fanatizëm e t’i trashëgojë brez pas brezi, por nevoja e detyron ta shesë kostumin. Paratë i duhen…

“Kjo është punuar me ar, janë mëngët e nuses. Këto janë mbi 100 ose 200-vjeçare, nuk e di tamam. 500 euro mund t’i shes dhe më duket pak. I mbaj kaq shtrenjtë, se nuk dua t’i shes. Kam qejf t’i mbaj, por edhe kam nevoje për para, ç’të të bej.”

 

 

 

 

Edhe pse lodhja për punën e imtësishme që bën është e madhe, 65-vjeçarja thotë se vështirësitë harrohen kur puna del e kënaashme.

“Ja, kjo punë me ka marrë 10 ditë, 8 orë në ditë, është punë e vështirë, me siguron deri 30 mijë lekë ose 40 mijë lekë të vjetra. Edhe të huajt i duan punët e mia, i shes edhe në shtëpi”

Meliha Zyberaj, e cila drejton një punishte të vogël, thotë se puna e dorës po i jep grave të papuna në Vaun e Dejës mundësi për të kontribuar ne familje.

 

 

 

 

“Vajzat dhe gratë, tashmë përfitojnë rreth 200 mije lekë të vjetra në muaj nga puna me dorë, se ç’do bëjnë brenda ato? Nuk ka mundësi të tjera, ku jetojmë ne. Ndihmojnë familjen, madje nuk kemi vetëm vajza te reja, kemi edhe te moshuara qe bëjnë këtë pune”.

Mes Dhomës Kombëtare të Zejtarisë u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Dhoma Kombëtare e Zejtarise ofron trajnime nga fusha të ndryshme të zejtarisë, për zejtarë, të cilët janë aktualisht në punë dhe duan të trajnohen për risitë në fushën e tyre sipas sistemit dual gjerman.

 

 

 

 

 

Gjithashtu, dhoma e zejeve është institucioni i vetëm në njohjen dhe dhënien e titujve për “Mjeshtrat” dhe “Ndihmësmjeshtrat” në fushën e Zejtarisë dhe Profesioneve.

Artizanati është një ndër vlerat e mëdha të kulturës së popullit shqiptar, që vijon mes vështirësish, të trashëgohet ndër breza përmes qëndisjeve, tezgjahut apo mënyrave të tjera specifike të punimeve të dorës.