MENU
klinika

Atentati në Vlorë

Flet xhaxhai i viktimës: Në fshat të gjithë e dinin…

27.05.2019 - 11:20

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe i plagosur Eno Mata, ka ardhur reagimi i xhaxhait të viktimës.

Teksa ka folur për News 24, xhaxhai shprehet se nipi i tij ishte djalë i qetë dhe shton se të plagosurin Eno Mata ai e kishte shok.

Ai shtoi se në fshat të gjithë e dinin se ishte në kërkim nga Policia e Greqisë, por shton se në fshat i plagosuri nuk kishte konflikt me asnjë person.

Nipi ishte i qetë, nuk ishte tip problematik. Eno Matën ai e kishte shok. Nipi punonte me traktor në fshat . Sotiraqi nuk kishte shkuar jashtë shtetit. Nuk e dimë si qëndron e vërteta. Familjarët e Eno Matës jetojnë në Greqi.

Eno Mata ishte në ndjekje nga policia në Greqi. Në fshat e dinim që Eno Mata ka kryer krime në Greqi. Prej 2 vitesh Eno Mata është kthyer në Shqipëri. Eno Mata në fshat nuk kishte konflikte”- u shpreh xhaxhai i Mëhillit për mikrofonin e gazetarit, Enrik Mehmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lidhja me vrasjen e avokatit grek

Atentat mafioz në Vlorë, vritet 22-vjeçari