MENU
klinika

Po njihen në të gjithë botën

Australia përfaqësohet nga një shqiptare në Miss World

16.05.2019 - 11:36

Një vajzë me origjinë shqiptare do të përfaqësoj Australinë në Miss World.

Vajzat e bukura shqiptare po bëjnë bujë ngado, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë kohët e fundit.

Pak ditë më parë ne u njohëm me Alba Veselin, vajzën shqiptare më të përfolur të momentit në Itali, bukuroshja u shfaq në spektaklin “Ciao Darwin” në Canale 5, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Këtë herë bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.

Klea njihet në Instagram me emrin klea_aniavni dhe është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën sigurisht ka një ngjashmëri të madhe.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi.

Shqipëria edhe një herë tjetër po promovohet deri përtej kontinentit.

Veç vlerave artistike përfaqësuar nga këngëtare që kryesojnë top listat botërore e duke u fokusuar së fundmi tek e bukura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i tha se duhet të kishte të dashur

“Miss Milano”, “hajmalia” e Patrick Cutrone-s!