MENU
klinika

Rezulatet e sondazheve

BE do të marrë fund për 20 vjet?

16.05.2019 - 13:58

Më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se BE ka të ngjarë të marrë fund brenda 10-20 vjetësh, pavarësisht mbështetjes për bllokun.

Në Francë, Gjermani, Itali, Hollandë, Austri, Sllovaki, Rumani, Greqi, Republikë Çeke dhe Poloni, shumica e njerëzve të anketuar mendonin se shpërbërja e BE ishte një “mundësi reale” në 10-20 vitet e ardhshme. Shifrat janë veçanërisht të habitshme në Francë.

Sipas sondazhit të porositur nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), 58% e njerëzve në Francë besojnë se BE-ja ka shumë të ngjarë që të marrë fund brenda 20 vjetëve, vendi i dytë pas Sllovakisë (66%).

Pothuajse shtatë dekada pas krijimit të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut, që bashkoi Francën, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun në një pakt të hartuar për të ndaluar luftën e mëtejshme, tre në 10 njerëz thanë se konflikti midis vendeve brenda BE ishte një mundësi reale.

Rreth një e treta e votuesve në Francë dhe Poloni thanë se besonin se një luftë mund të ishte e mundur.

kolana e librave

Evropianët gjithashtu janë të shqetësuar për pengimin e prosperitetit. Sondazhi zbuloi se vetëm një e treta e gjermanëve dhe një e katërta e italianëve dhe francezëve zakonisht kishin para të mbetura në fund të muajit.

Gjetjet pasqyrojnë shqetësime të gjera rreth zgjedhjeve të javës së ardhshme, pjesërisht të shkaktuara nga paralajmërimet e liderëve evropianë dhe shfaqja e qeverive populiste në disa shtete anëtare.

Megjithë ndikimin unifikues të Brexit në mesin e 27 vendeve të BE-së, ka një ndarje edhe midis lindjes dhe perëndimit midis shteteve anëtare.

Parlamenti europian

Në të gjithë Evropën, tre të katërtat e votuesve mendojnë se politika nuk po funksionon më në nivel kombëtar ose në BE, ose në të dyja. Në Francë vetëm 15% mendojnë se sistemi politik funksionon mirë.

Anketa zbuloi edhe se pothuajse 92% e votuesve mendonin se do të humbnin  shumë nëse BE-ja do të merrte fund. Frika për aftësinë për të tregtuar, udhëtuar dhe punuar në vende të tjera të BE kryesonte listën e arsyeve.