MENU
klinika

Ripërsëritja e zgjedhjeve

BE përsëri kritika për Turqinë

08.05.2019 - 15:59

BE dhe vendet anëtare udhëheqëse kanë kritikuar ashpër një vendim në Turqi për të rimbajtur zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, pasi opozita fitoi.

Një zëdhënës i BE i bëri thirrje trupit zgjedhor të Turqisë të shpjegojë vendimin e diskutueshëm “pa vonesë”.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, e quajti vendimin “të pakuptueshëm”.

Masa u kritikua gjithashtu nga qeveria franceze dhe nga udhëheqësi i eurodeputetëve Guy Verhofstadt, i cili tha se Turqia ishte “duke u zhvendosur drejt diktaturës”.

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan humbi në qytetin më të madh të Turqisë me një diferencë të ngushtë, por Erdogan refuzoi të pranojë humbjen.

AKP pohon se ka pasur parregullsi që e zhvlerësojnë votimin. Vendimi për të mbajtur zgjedhje të reja më 23 qershor shkaktoi protesta gjatë Stambollit të hënën. Qindra njerëz u mblodhën në disa rrethe, me slogane anti-qeveritare.

“Sigurimi i një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë”, tha në një deklaratë shefija diplomatike e BE, Federica Mogherini.

Qeveria franceze u bëri thirrje autoriteteve turke të tregojnë “respektin për parimet demokratike, pluralizmin, drejtësinë e transparencën”.

Verhofstadt, kreu belg i grupit liberal në Parlamentin Europian, tha në Twitter se përsëritja kërcënoi të bënte “të pamundur” bisedimet e vazhdueshme të pranimit në BE.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mirëpritur një urdhër të diskutueshëm për të përsëritur zgjedhjet e fundit të Stambollit pas ankesave të korrupsionit si “hapi më i mirë” për vendin.

“Ne e shohim këtë vendim si hapi më i mirë që do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kuadrit të demokracisë dhe ligjit”, tha Erdogan në një takim të partisë së tij AKP në parlament.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi organi më i lartë zgjedhor anuloi votimin e 31 marsit ku fitues rezultoi kandidati i opozitës Ekrem İmamoğlu. AKP ka refuzuar të pranojë humbjen, duke përmendur “parregullsi dhe korrupsion” në votim. Erdogan të martën foli për “krimin e organizuar” dhe “korrupsionin serioz” gjatë votimit.