07.05.2019 - 08:47
Në zonat malore vendin e shiut e ka zënë bora.
Reshjet e borës në këtë muaj pranveror kanë zbardhur zonat malore, konkretisht në qarkun e Dibrës ku edhe kanë shkaktuar problememe të mbjellat dhe qarkullimin e mjeteve.
Muaji Maj këtë vit ka nisur me temperatura të ulëta dhe të shoqëruara me reshje të shumta shiu.
Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.
Po kështu reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të thella malore, konkretisht në Selishtë, Kala e Dodës dhe në Arras.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akset problematike