MENU
klinika

U nevojit ndërhyrja e sigurisë

Brooklyn dhe Hana, sherr dramatik në tapetin e kuq

27.05.2019 - 11:19

Nuk është hera e parë që djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, dhe dashura e tij, modelja Hana Cross përfshihen në një zënkë publike, por këtë herë thuhet se është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për t’i ndarë pasi kjo e fundit sulmoi Brooklyn gjatë Festivalit të Filmit.

Sipas “The Sun” 20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë kur shpërtheu debati mes tyre, i cili agravoi më pas duke arritur madje deri edhe në dhunë fizike.

Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara dhe më pas Hana ka filluar të qëllojë Brooklyn me shpullë aq sa është dashur ndërhyrja e sigurisë për t’i ndarë.

Prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.

 

Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese.” -është shprehur një burimi i afërt i tyre.

E gjithë kjo shton mundësitë për një ndarje të mundshme, por deri më tani asgjë e tillë nuk sinjalizohet për shtypin roz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN