MENU
klinika

I lumtur me lidhjen e re

Brooklyn Beckham, me të dashurën në Coachella

15.04.2019 - 17:03

Në festivalin vjetor të muzikës dhe arteve, Coachella, 20-vjeçari Brooklyn Beckham, që aspiron të bëhet fotograf i njohur, u shfaq bashkë me të dashurën e re, Hana Cross.

Ata dukeshin shumë të dashuruar dhe të dhënë pas njëti tjetrit.

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham u fotografua nga papracët teksa puthej me modelen brune.

Dy të rinjtë janë të  lidhur prej fillimit  të vitit 2019 dhe për ta duket sikur gjithçka po shkon mirë të paktën  deri tani.

Ata janë njohur  nga shoqëria e tyre e përbashkët. Duket se lidhja e tyre po bëhet gjithmonë dhe më tepër serioze.

Brooklyn shoqërohej edhe nga dy vëllezërit më të vegjël  Romeo dhe Cruz, të cilët po e shijonin  festivalin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti më i famshëm në botë

Pushimet e familjes Beckham