MENU
klinika

Alarmohen qytetarët

Bulqizë/ Rritet numri i personave të helmuar

05.05.2019 - 10:46

Numri i personave të paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës me simptoma helmimi është rritur edhe më shumë brenda 24 orëve.

Sipas informacioneve, numri i personave të prekur, është dyfishuar gjatë natës.

Mjeku roje i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja se në total numri i personave të shtruar për helmim ka shkuar në 78.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Mjekët thonë se intoksikimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Shenja intoksikimi janë, sepse shprehen me të vjella, me heqje barku. Shkaqet pastaj nuk dihen, por më shumë dyshime ngrihen për linjën e ujit të pijshëm. Vet kontingjenti në qytet bën që mundësia të jetë më tepër prej ujit, sepse nuk bëhet fjalë as për dasma, as për takime të tjera”, u shpreh Kaja.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Drejtorisë së Ujësjellësit në Bulqizë një ditë më parë thanë se nuk janë njoftuar për ndonjë defekt në tubacionet që kalojnë në galeritë e minierave të zonës D.