MENU
klinika

Po zhvillohen hetimet

Çfarë e tronditi prapaskenën e Eurovizion?

17.05.2019 - 14:25

Në edicionin e sivjetshëm të “Eurovizion” u shënua një tragjedi e papritur.

Një 66-vjeçar me profesion shofer kamioni Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.

Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital.

Anëtarët e familjes Schwarz thanë se ndihen të habitur sesi në një festival kaq prestigjioz, në një skenë kaq gjigande, mund të ishte vendi  ku mund të ndodhte një tragjedi e tillë .

Policia ka nisur një hetimet dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloren.

Organizatorët e Eurovizionit thanë se ishin të shokuar nga ngjarja.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komenti i blogut zyrtar të festivalit

Eurovizion 2019/ Kënga shqiptare, dhimbje për emigrimin