MENU
klinika

FA Cup

City shpartallon Watfordin/ Guardiola feston tripletën

18.05.2019 - 20:13

Manchester City është fituesi i trofeut të FA Cup në Angli.

Ekipi i Guardiolës turpëroi 6-0 Watfordin, duke siguruar trofeun e tretë për këtë sezon pas kampionatit dhe trofeut Carabo.

David Silva shënoi golin e parë për këtë vit në minutën 26’ ndërsa Sterling dyfishoi rezultatin në minutën 38’, duke çuar Citizens në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë kampionët e Anglisë thelluan rezultatin duke shënuar me anë të De Bruyne (61’), Gabriel Jesus (68’) si dhe dygolëshin e Sterling në fundin e ndeshjes (81’ dhe 87’).


Watford dukej totalisht i dorëzuar dhe ndeshja përfundoi me fitoren e thellë të Citizens që kompletuan ‘tripletën Angleze’ për këtë sezon.