MENU
klinika

Kriza Politike

Delegacioni i lartë i SHBA “zbarkon” në zyrat e liderëve në Tiranë

28.05.2019 - 10:48

Kriza politike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e diplomatëve të huaj si në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditë së sotme delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë.

Më herët delegacioni amerikan pati një takim edhe me kreun e shtetit, Ilir Meta.

Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve.

Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe me kreun e Partisë Demokratike orën 15:30 minuta.