MENU
klinika

Vendimi

“Dëshmitari më ngatërron”/ Grabitja në Rinas, mbetet në burg ‘Daja’

17.05.2019 - 09:27

Ragip Hajdini, kosovari i implikuar në grabitjen e Rinasit ka mbetur në burg me vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Vendimi u mor gjatë seancës së djeshme, ku u vendos që Hajdini të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria dyshon se Hajdini së bashku me Muratajn dhe Çalën, janë personat që kanë organizuar, siguruar mjetet dhe më pas edhe kanë vepruar për të kryer grabitjen, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, një pjesë e tyre të identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa një pjesë ende e paidentifikuar.

Hajdini ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Ai shprehet se e pranon njohjen me Aleksandër Muratajn, por nuk e pranon që ka pasur bashkëpunim mes tij dhe Admir Muratajt për grabitjen e 9 prillit.

Por, ndërsa kosovari pretendon se nuk është i implikuar dhe se dëshmitari i cili edhe e ka identifikuar, Alkond Bengasi, e ngatërron me ndonjë person tjetër, për Prokurorinë, në këtë fazë ku janë hetimet, ka prova dhe dyshime të arsyeshme se Hadjini ka qenë njohje e afërt e Admir Muratajt dhe ka ndihmuar grupin kriminal për grabitjen.