Çfarë atmosfere pati mes Serbisë dhe Kosovës në Samitin e Brdo-Brijunit?
Presidenti Meta shprehet se mes Kosovës dhe Serbisë në këtë samit pati një atmosferë pozitive.
Meta u pyet nëse pati ndonjë zhvillim për avancimin e dialogut mes dy vendeve.
Në lidhje me këtë Meta tha se të gjithë do donin që dialogu të përfundonte dje por me humor shtoi se të gjithë do mendonin se ishim në vendet e Benelux.
“Nuk jam shumë i sigurt për atë që thatë, ju siguroj që atmosfera ka qenë konstruktive e pozitive siç e shpreha dhe gjatë shkëmbimit të mendimeve.
Marrëveshja e Prespës ishte shumë ë rëndësishme për të gjithë rajonin.
Të gjithë do donim që dialogu Serbi-Kosovë të kishte përfunduar dje, jo sot, por në rast se do ishin zgjidhur të dyja, dhe marrëveshja e Prespës dikush do na ngatërronte, do mendonte se jemi në vendet e Beneluxit, jo në një rajon si i joni”, deklaroi Meta.