MENU
klinika

Reagimi

Samiti i Brdo-Brijunit/ Meta: Konkluzionet duhet të dëgjohen nga BE!

09.05.2019 - 12:51

Samiti i Brd-Brijunit ka nisur mëngjesin e sotëm me praninë e liderëve ballkanas.

Gjatë falës së tij, presidenti Meta tha se konkluzionet e këtij samiti duhet të dëgjhen edhe më shumë nga vendet anëtare të BE-së.

Gjithashtu Meta tha se në takim u ra dakord për një angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë për të ruajtur paqen e sigurinë në rajon.

U angazhuam për bashkëpunimin e ngushtë. Rajoni i Ballkanit ka pasur një ecuri pozitive. Angazhim i të gjithëve për paqe e siguri në rajon.

Samiti i ardhshëm organizohet në Slloveni dhe besoj dhe me praninë e Guterres të cilin kemi vendosur ta ftojmë.

Dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë për pjesëmarrjen dhe mesazhet konstruktive por edhe të shpreh bindjen time se prezenca e presidentit të Polonisë por edhe e 2 presidentëve të dy vendeve themeluese është mjaft e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen edhe më shumë në ditët dhe javët e ardhshme nga vendet anëtare të BE”, – deklaroi Kreu i Shtetit.