MENU
klinika

Marrëdhënia midis dy vendeve

Dialogu me Serbinë/ Meta: Shqipëria mbështet institucionet e Kosovës

09.05.2019 - 18:25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar ka deklaruar se përmes një procesi konstruktiv mund të arrihet në një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që sipas tij, normalizon plotësisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë që sot është zhvilluar në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit, ku me ftesë të Presidentit Ilir Meta u mblodhën në kryeqytetin shqiptar gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.