MENU
klinika

Deklarata në Parlament

Dorëzohet Vuçiç: Kosovën e kemi humbur!

28.05.2019 - 09:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë seancës plenare në parlamentin serb tha se Serbia e ka humbur kontrollin mbi Kosovën.

Ai tha se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe duhet të gjejë një kompromis për të normalizuar raportet me Prishtinën.

“Ne duhet të pranojmë që jemi mposhtur… Kemi humbur territorin”, ka thënë Vuçiç gjatë seancës speciale të dedikuar për Kosovën.

Unë kam zgjedhur të mos vazhdojë me gënjeshtra dhe mashtrime. U kam thënë të gjithëve: S’ka autoritete serbe në Kosovë përveç spitaleve dhe shkollave”-tha ai.

Presidenti i Serbisë ka folur edhe për dialogun mes dy vendeve.

Kemi dy opsione – të normalizojmë raportet duke arritur një marrëveshje ose të mbajmë konfliktin e ngrirë”, u ka thënë ai deputetëve.

Vuçiç më tej ka thënë se do të duhet të kalojnë vite para se një marrëveshje me Kosovën të arrihet.

Ai ka thënë se Serbia do të presë deri kur Prishtina të heqë taksën 100 për qind dhe më pas do të kërkojnë një kompromis. Çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes referendumit.

Ne do të pyesim njerëzit të thonë atë që mendojnë për një zgjidhje kompromisi të mundshëm në një referendum”, ka thënë ai.