MENU
klinika

Seanca në KPK

Drejtuesi i Apelit në Shkodër në “sitën” e Vetting-ut

06.05.2019 - 11:03

Në “sitën” e Vetting-ut kalon sot edhe drejtuesi i Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha.

Në KPK ka nisur seanca për gjykimin e tij. Hetimi për Vjerdhën do të bëhet në tre kritere:

-Pasuri
-Figurë
-Aftësi Profesionale

Relatori Lulëzim Hamitaj mësohet të ketë thënë se Vjerdha e ka nisur punën në 1994, ndërsa deklarimet i ka nisur në vitin 2003.

Nga raporti i ILDKPKI konstatohet se ka deklarim të saktë në pëputhje më ligjin dhe se nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Po asht ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Ndërsa ngahetimi i thelluar i KPK rezultoi se ka: 2 apartamente me sipërfaqe 175 m2 e deklaruar 87 mijë euro, një garazh me vlerë 10 mijë euro në Shkodër, si dhe njësi tregtare 40 m2 në Shkodër.

Po ashtu ka në pronësi edhe një makinë të blerë për 290 mijë lekë.

KPK-ja ka vërejtur ndër të tjera se pasuritë e gjyqtarit janë ndërtuar mbi truall të trashëguar nga e ëma, por nuk janë regjistruar në ZRVPP.

“Fuat Vjerdha është trashëgimtar i vetëm i pasurive të nënës së tij, pasi babai i tij ka hequr dorë nga pasuritë që rrjedhin nga ish-bashkëshortja e tij.

Pasuritë janë pjesë e një godine të ndërtuar nga “E… shpk” në truallin e trashëguar nga Vjerdha”, sqaron KPK.

Po ashtu, Vjerdha ka deklaruar se ka përfituar qira nga njësia tregtare 40 m2. Nga hetimi ka rezultuar se në nëntor 2014 është lidhur një kontratë mes nënës së tij dhe qiramarrësit për 18 mijë lekë në muaj.

Në kontratën e paraqitur në KPK mungonte firma dhe vula e noterit. Për këtë arsye KPK i ka kërkuar të dhëna noterit, i cili ka vënë në dispozicion dokumentacionin.

Është kërkuar informacion dhe tek Tatimet, të cilat konfirmojnë se tatimi është paguar nga qiramarrësi.

Pasuritë e fituara me vendim të KKP-së:

Vjerdha ka deklaruar se në 1995 i është njohur e drejta e kompensimit pre 975 m2 truall në rrugën e ambasadave në Tiranë.