05.05.2019 - 14:05
Deva Cassel quhet bukuroshja, e cila është momentalisht një nga më të komentuarat e mediave të huaja.
14-vjeçarja është fryt i dashurisë së një prej çifteve më të famshme të kinematografisë mes aktores italiane, Monica Belluci dhe francezit Vincent Cassel.
Ajo vazhdon karrierën e modelingut dhe momentalisht është përzgjedhur si imazh nga shtëpia e modës “Dolce & Gabbana” për fushatën e prezantimit të parfumit të ri.
Turistët janë magjepsur nga bukuria e 14-vjeçares dhe e kanë fotografuar gjatë xhirimeve të spotit në bregdetin e Amalfit.
Bukuroshja shfaqej e veshur me një fustan të bardhë dhe flokët e zinj kaçurrela.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ka arsye...
Ndryshimi drastik i Monica Bellucci-t
Bashkëpunim me këngëtarin e njohur