MENU
klinika

Nga Financial Times

Erdogan mes dy zjarresh

29.05.2019 - 18:06

Pasi Turqia mbajti zgjedhjet lokale më 31 mars, pati një psherëtimë lehtësimi midis shumë politikanëve, investitorëve dhe analistëve. Më në fund dukej se do të kishte një pauzë në ciklin elektoral turk në dukje të pafund.

Suksesi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan gjatë 16 viteve në pushtet ishte mbështetur më shumë në rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen e përfitimeve të saj sesa në ideologjinë neo-islamiste të partisë së tij AKP. Tani ai mund të rifokusohet për reformën ekonomike.

Sigurisht, brenda disa javësh, pas humbjes së Ankarasë dhe Stambollit, presidenti përdori ndikimin e tij për të detyruar një përsëritje të zgjedhjeve të Stambollit që do të mbahen në qershor .

Erdogan beson se vendi nuk mund të qeveriset pa kontrollin e ish kryeqytetit osman, ku karriera e tij nisi në vitin 1994.

Një kërcënim më i menjëhershëm ndaj Erdogan po shfaqet nga SHBA.

Në thelb problemi është vendimi i Erdogan për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore nga Rusia S-400. Në të njëjtën kohë Turqia pret të marrë dorëzimin e F-35, që prodhohet nga SHBA dhe aleatët e saj.

Nënshkrimi i marrëveshjes S-400 do të ishte një triumf diplomatik për Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Pasojat janë të larta.

Disa raporte thonë se administrata e Presidentit Donald Trump i ka dhënë Erdogan një afat të për të zgjedhur.

Kjo po krijon një krizë të vërtetë. Zgjedhja është e ndërlikuar kur ka të bëjë me fuqitë e mëdha,  veçanërisht kur ato udhëhiqen nga njerëz të pamëshirshëm si Putin, të çrregullt si Trump.

Erdogan mund të jetë pragmatik. Ai u bë mik me Putinin në vitin 2016. Ai gjithashtu i përmirësoi disi marrëdhëniet me Trump vitin e kaluar, duke liruar një pastor ungjillor amerikan të akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të Turqisë në 2016.

Por ai ka ngecur mes dy zjarreve, ndërkohë që rritja ekonomike ka ndalur, duke i dhënë rrugë inflacionit, papunësisë së lartë dhe monedhës në rënie. Nëse e gjithë kjo vazhdon, gjërat mund të bëhen edhe më të vështira për udhëheqësin turk.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…