Qeveria e Koresë së Veriut dëshiron të flasë. Të shtunën në mëngjes, ata testuan ato që ushtria e Koresë së Jugut i quajti “predha” me rreze të shkurtër.
Provokimi i së shtunës nuk lë asnjë dyshim se, edhe një herë, qeveria në Phenian është gradualisht dhe shumë qëllimisht duke shkallëzuar tensionet me Shtetet e Bashkuara, por kërkon rivendosjen e kushteve të negociatave të ngecura.
Shenjat që një lëvizje e këtij lloji mund të jetë në pikiatë është shumëfishuar në javët e fundit, veçanërisht pas dështimit të takimit të nivelit të lartë të Samitit të Koresë së Veriut në Hanoi në shkurt.
Javën e kaluar, Kim pati takimin e tij të parë me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Vizita ishte një kundërvënie e madhe strategjike kundër Shteteve të Bashkuara.
Vendimi për të nisur predha me rreze të shkurtër të shtunën, gjithashtu ishte kalibruar me kujdes. Ajo krijoi iluzionin se një krizë më e rëndë ishte shmangur.
Amerika ka nënvlerësuar Korenë e Veriut që nga ditët e para të Luftës Koreane.
Historia, me fjalë të tjera, tregon se qeveria e Koresë së Veriut ka si një plan sulmues dhe mbrojtës, dhe
se ndërsa Koreja e Veriut është e ndjeshme ndaj sanksioneve financiare të synuara, Shtetet e Bashkuara, siç e kam shkruar më parë, nuk kanë patur një program të mjaftueshëm sanksionesh.
Në kundërshtim me mitin e popullarizuarm Koreja e Veriut nuk është kombi më i sanksionuar në tokë.
Sanksionet sot janë armë të zgjuara, ndryshe nga prototipet njëdimensionale të Luftës së Ftohtë. Në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund financimit terrorist, Departamenti i Thesarit zbuloi se sanksionet financiare që synojnë si objektivin kryesor ashtu edhe partnerët e tij mund të jenë mjete shumë efektive të presionit.
Për shkak se dollari përbën rreth 62 për qind të të gjitha rezervave valutore në mbarë botën, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndikim të jashtëzakonshëm.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të zbatojë sanksionet ekzistuese në mënyrë të pandërprerë, përpara se të rifillojnë bisedime serioze me Kim. Në këtë pikë, vetëm presioni jashtëzakonisht i rëndë financiar mund ta detyrojë atë të rikalibrojë prioritetet e tij.
Por kjo fundjavë provon se Kim mbetet i etur për bisedime; Shtetet e Bashkuara duhet t’i mohojnë atij privilegjin.
Sung-Yoon Lee është Profesor i Fondacionit Kim Koo-Korea, i Studimeve Koreane dhe Asistent Profesor në Fakultetin Juridik dhe Diplomaci të Fletcher, Universiteti Tufts.